Lidhje

Ligjvënësi: Departamenti i Drejtësisë e ka kaluar kufirin me kompetencat e reja për FBI-në - 2002-06-02


Një anëtar i Kongresit Amerikan tha se Departamenti i Drejtësisë e ka kaluar kufirin me kompetencat e reja që u ka dhënë punonjësve të Byrosë Federale të Hetimeve në procesin hetimor. Kryetari i komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, James Sensenbrenner, tha se shqetësohet që miratimi i kompetencave më të mëdha për FBI-në mund të çojë në kthimin e përgjimit brenda vendit, taktika që punonjësit e agjencive federale të rendit i përdornin në vitet 1960 dhe më parë, kur ata përgjonin amerikanët, si në rastin e veprimtarit të të drejtave civile, Martin Luther King.

Ndërkaq prokurori i përgjithshëm amerikan, John Ashcroft, po e mbron vendimin për t’i dhënë kompetenca të tjera të gjera në proceset hetimore FBI-së, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara janë në luftë dhe po përballen me sfida tepër serioze.

Presidenti Bush thotë se ai garanton që liritë civile do të mbrohen.

XS
SM
MD
LG