Lidhje

Rumsfeld në Britani - 2002-06-05


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld ndodhet në Britani në fillim të një udhëtimi, gjatë të cilit ai do të ndalet në disa vende të Evropës, Gjirit Persik dhe Azisë Jugore.

Bisedimet e zotit Rumsfeld në Londër me kryeministrin britanik Tony Blair dhe sekretarin e mbrojtjes Geoff Hoon pritet të përqendrohen në krizën mes Indisë dhe Pakistanit, si edhe mbi NATO-n.

Po sot, ai do të shkojë në Bruksel për një takim të ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Sekretari Rumsfeld do ta përfundojë udhëtimin e tij javën e ardhshme me vizita në Indi dhe Pakistan, që janë mbërthyer në një gjendje të tensionuar mbi rajonin e Kashmirit, për të cilin të dy vendet kanë pretendime.

XS
SM
MD
LG