Lidhje

Në Azinë Jugore fillon të ulet tensioni - 2002-06-09


India mirëpriti premtimin pakistanez për të ndaluar depërtimin e terroristëve në Kashmirin indian.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se India do të presë të shohë nëse ky premtin do të përmbushet dhe pastaj të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme dhe pozitive, siç u shpreh ai. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, tha se premtimi pakistanez iu bë atij nga vetë presidenti Pervez Musharraf, gjatë takimit të tyre ditën e enjte.

Dje, zoti Armitage u tha gazetarëve se India po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së hapave diplomatike dhe ushtarake për krijimin e besimit me rivalin e saj bërthamor. Ai tha se New Delhi po po shikon mundësinë e kthimit të disa prej diplomatëve të tij në Islamabad dhe se India ka në plan të bëjë përpjekje për të ulur tensionin mes rreth një milionë trupave indiane dhe pakistaneze të përqendruar përgjatë vijës së kontrollit që ndan Kashmirin.

Ai tha gjithashtu se janë vënë re shenja të uljes së ndjeshme të tensionit mes Indisë dhe Pakistanit, të paktën përkohësisht.

Zoti Armitage i bëri këto komente në Estoni, ku ai po informon sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld para se kreu i Pentagonit të niset për në Azinë Jugore pas pak ditësh.

Ndërkohë, Pakistani i paraqiti Indisë një notëproteste lidhur me shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga një avion indian spiunazhi. Pakistani e rrëzoi avionin të premtën në afërsit të qytetit Lahore. India e ka konfirmuar humbjen e avionit, por është përpjekur të mos i japë rëndësi incidentit, duke thënë se përdorimi i avionëve të tillë është diçka e zakonshme nga të dyja palët.

Ndërkohë, përleshjet vazhduan në Kashmir, ku njoftohet se gjatë ditës së djeshme janë vrarë të paktën 14 veta

XS
SM
MD
LG