Lidhje

Vritet një aktivist i birgadës Martirët e Al-Aksës - 2002-06-16


Trupat izraelite qëlluan në drejtim të një ekstremisti palestinez, për të cilin radio izraelite tha se rekrutonte persona që kryejnë sulme vetëvrasëse.

Sipas burimeve palestineze, ekstremisti palestinez u vra ndërsa ai po i jepte makinës në fshatin El-Khader, pranë Bethlehemit. Ai ishte aktivist i brigadave Martirët e Al-Aksës.

Po në Bregun Perëndimor, trupat izraelite basticën një fshat në afërsi të Jeninit dhe njoftohet se gjetën dhe shkatërruan një makinë bombë.

Më parë, një palestinez, hodhi veten në erë afër një grupi të trupave kufitare, por pa shkaktuar viktima të tjera.

XS
SM
MD
LG