Lidhje

Pakistan: vriten 5 vetë - 2002-07-03


Zyrtarë pakistanezë thonë se katër persona të dyshuar si anëtarë të rrjetit al-Kaida dhe, të paktën, një polic u vranë në një përpjekje me armë në një zonë të largët fisnore, në afërsi të kufirit me Afganistanin. Zyrtarët thonë se beteja ndodhi sot në mëngjes, kur policia i ndaloi të dyshuarit në një postbllok, rreth 100 kilometra në jug të Peshavarit. Dy nga të dyshuarit arritën të ikin. Njoftohet se të dyshuarit po udhëtonin nga qyteti Wana, ku 10 ushtarë pakistanezë u vranë një javë më parë në luftime me anëtarë të al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG