Lidhje

Bllokohet rruga Tetovë-Shkup - 2002-07-08


Të afërmit e 12 personave që u zhdukën gjatë konfliktit të vitit të kaluar në Maqedoni, kanë bllokuar një rrugë kryesore në pjesën veriperëndimore të vendit. Lajmet nga Maqedonia bëjnë të ditur se grupi e bllokoi trafikun në të dy drejtimet në rrugën automobilistike Tetovë-Shkup në mbështetje të kërkesave për informacion rreth fatit të të afërmëve të zhdukur. Agjencia maqedonase e informimit njofton se në zonën ku është bllokuar rruga janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri.

XS
SM
MD
LG