Lidhje

Takimi i katërshes mbi Lindjen e Mesme - 2002-07-15


Zyrtarë amerikanë, rusë, evropianë dhe të Kombeve të Bashkuara takohen sot në New York në përpjekje për të arritur konsensus lidhur me një plan paqeje në Lindjen e Mesme. Në takim do të marë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell.

Departamenti i shtetit njofoi se bisedimet do të përqëndrohen në avancimin e vizionit të presidentit Bush për dy shtete: Izraelit dhe Palestinës, duke jetuar krah për krah në paqe.

Departameti i shtetit tha se do të diskutohen edhe përpjekjet për ti ndihmuar palestinezët të reformojnë institucionet kryesore dhe ekonominë e tyre për tu përgatitur për shtetinpalestinez.

Zyrtarë evropianë dhe arabë kanë mbështetur disa aspekte të planit të presidentit Bush, por vënë në pikpyetje kërkesën e tij që Jaser Arafati duhet të largohet nga pushteti në mënyrë që palestinezët të fitojnë pavarësinë.

XS
SM
MD
LG