Lidhje

Koretë bien dakort të rifillojnë bisedimet - 2002-07-30


Koreja e Jugut pranoi propozimin e Koresë së Veriut për të rifilluar bisedimet, pasi pala veriore shprehu keqardhje lidhur me një betejë detare vdekjeprurëse.

Ministria jugkoreane për Ribashkim njoftoi se Seuli pranoi propozimin e palës veriore që bisedimet midis dy palëve të rifillojnë muajin tjetër në nivel pune. Duke pranuar propozimin e palës veriore, Koreja Jugore bëri thirrje që bisedimet të zhvillohen të premten deri të dielen në një vendpushim malor të Koresë së Veriut. Ministria jugkoreane për Ribashkim thotë se këto diskutime mund të pasohen nga bisedime në nivel ministror në Seul.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut propozoi rifillimin e bisedimeve dhe shprehu keqardhje për betejën detare të 29 qershorit në Detin e Verdhë. Në këtë përleshje u vranë pesë koreanojugorë dhe rreth 13 koreanoveriorë.

XS
SM
MD
LG