Lidhje

Përmbytje në Evropë - 2002-08-09


Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e 16 viktimave të tjera nga përmbytjet në Rusinë e Jugut, ku numri i të vdekurve ka arritur në 18. Zyrtarët thonë se viktimat u gjetën sot në mëngjes në afërsi të portit të Novorosikut në Detin e Zi.

Gjetkë në Evropë, ujërat rrëzuan një numër digash në Austri duke bërë të nevojshëm evakuimin e popullsisë në zonat e ulëta. Në Rumani, një burrë dhe një djalë u mbytën kur ujërat vërshuan në fshatin e tyre. Fryrja e lumenjve në jug të Republikës Çeke detyroi të paktën 2 mijë vetë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në Londër, përmbytjet paralizuan dje sistemin e metrosë dhe atë hekurudhor. Italia dhe Rumania po ashtu janë goditur nga shirat dhe përmbytjet.

XS
SM
MD
LG