Lidhje

Bushi: Sadam Huseini  do të shikohet si armik - 2002-08-11


Presidenti Bush vazhdon të theksojë se nuk ka caktuar ndonjë afat lidhur me vendimin rreth një sulmi ushtarak për të përmbysur udhëheqësin irakian, Sadam Husein, që sipas tij shikohet si armik derisa të provohet e kundërta.

Presidenti Bush, i cili ndodhet me pushime në Texas, tha se po vazhdon këshillimet rreth Irakut me Kongresin dhe aleatët e Amerikës. Ai theksoi se është i bindur që populli amerikan e kupton se armët e shkatërrimit në masë në duar të udhëheqësve si Sadam Huseini janë shumë të rrezikshme.

Ndërkohë, përfaqësues të gjashtë grupeve të opozitësa irakiane vazhduan dje bisedimet me zyrtarë amerikanë në Washington mbi planet e tyre për vendosjen e një qeverie demokratike në Irak, nëse Sadam Huseini përmbyset nga pushteti.

Udhëheqësit e grupeve të opozitës thonë se janë inkurajuar nga ato që ata i cilësuan si seriozitet dhe vendosmëri në Washington për përmbysjen e diktaturës irakiane.

Një nga përfaqësuesit e opozitës irakiane tha se grupet e opozitës kanë siguruar mbështetjen amerikane për një konferencë të planifikuar të mbahet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm rreth të ardhmes së Irakut të pas Sadam Huseinit.

Përfaqësuesit e grupeve të opozitës irakiane zhvilluan dje bisedime nëpërmjet televizionit satelitor edhe me nën-presidentin Dick Cheney.

XS
SM
MD
LG