Lidhje

99 ushtarakë  rusë  vdesin nga rrëzimi i një  helikopteri - 2002-08-20


Zyrtarë ushtarakë rusë thonë se 99 ushtarakë humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën, kur një helikopter transporti u rrëzua dje në republikën separatiste ruse të Çeçenisë. Zyrtarët thonë se të plagosurit janë dërguar në një spital në afërsi të Khankalës, baza kryesore ushtarake ruse në Çeçeni. Kryengritësit çeçenë thonë se ata e rrëzuan helikopterin duke e goditur me një raketë tokë-ajër. Zyrtarë ushtarakë rusë e hedhin poshtë këtë pretendim, duke thënë se helikopteri ishte rrëzuar për shkak të problemeve mekanike. Autoritetet kanë filluar hetimet. Numri i viktimave në këtë aksident mendohet të jetë humbja më e madhe brenda një dite në radhët e trupave ruse gjatë fushatës së tyre të dytë në Çeçeni, që presidenti Vladimir Putin filloi në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG