Lidhje

Nënpresidenti Cheney diskuton me senatorët për Irakun - 2002-09-03


Nënpresidenti amerikan, Dick Cheney dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane zhvilluan një takim me më shumë se 20 senatorë të njohur për të diskutuar rreth terrorizmit, Irakut dhe rrezikut që paraqesin armët e shkatërrimit në masë. Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe Drejtori i CIA-s George Tenet. Ky sesion u zhvillua një ditë pasi presidenti Bush u takua me udhëheqës të Kongresit për të siguruar mbështetje për përmbysjen e udhëheqësit irakian, Sadam Husein. Presidenti Bush do të paraqesë prova bindëse për nevojën e ndërhyrjes ushtarake në Irak, në një fjalim të rëndësishëm që do të mbajë javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti ka në plan të këshillohet me katër anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit para fjalimit. //kk

XS
SM
MD
LG