Lidhje

Admirali amerikan Xhonson përgëzon autoritetet në Kosovë - 2002-09-06


Komandanti i NATO-s për Evropën Jugore, admirali amerikan Gregori Xhonson përgëzoi sot autoritetet ndërkombëtare dhe ato kombëtare në Kosovë për përparimin e arritur që nga themelimi i institucioneve të Kosovës. Ai i bëri këto komente gjatë një vizitë të shkurtër në Kosovë pak ditë para fillimit të një stërvitjeje me emrin “Përgjigja Dinamike 2002” të forcave të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnjë. Admirali Johnson u takua gjatë ditës me kryeadministratorin e Kosovës, Mihajl Shtajner, presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku. Mirëpo ai nuk dha hollësi rreth bisedimeve dhe as rreth stërvitjeve që do të mbahen prej 15 deri më 25 shtator në Kosovë. Zyrtarë të KFOR-it thanë se Forcat Stretegjike nga përbërja rezervë do të përfshihen në këtë stërvitje e cila, siç njoftohet, ka për qëllim të dëshmojë përkushtimin e NATO-s ndaj paqes e qëndrueshmërisë në Ballkan. //az

XS
SM
MD
LG