Lidhje

Shrëder fiton zgjedhjet - 2002-09-22


Në Gjermani, koalicioni qeverisës i kancelarit Gerhard Schroeder fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndaj partisë demokristiane të opozitës.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregojnë se partia Social-Demokrate e kancelarit Schroeder dhe partnerja e saj e koalicionit, partia e Gjelbër, fituan 47.1 përqind të votave, 1.2 përqind më shumë se opozita e udhëhequr nga koalicioni konservator-liberal i demokristianit Edmund Shtojbër.

Ndërkohë, sekretari amerikan Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, kritikoi fushatën e zgjedhjeve të kancelarit Schroeder, duke thënë se ka helmuar marrëdhëniet amerikane gjermane.

Sekretari Rumsfeld iu referua kundërshtimit të zotit Schroeder ndaj planeve amerikane për ndërmarrjen e operacioneve të mundshme ushtarake kundër Irakut.//kk

XS
SM
MD
LG