Lidhje

Shesheli ndalohet të hyjë në Kosovë - 2002-09-26


Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk lejuan sot të hynte kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelj. Zoti Sheshelj kishte paralajmëruar se, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ai do të zhvillonte një takim edhe me serbët në Kosovë.

Por zëdhënësja e UNMIK-ut Susan Emanuel tha se ndalimi për hyrjen e Shesheljit në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës, ishte bërë me udhër të kryeadministratorit, Michael Steiner.

Zoti Steiner i kishte shkruar kryekomisionerit të policisë se Sheshel nuk autorizohej të hynte në Kosovë dhe kjo vlente edhe për kandidatët e tjerë, për arsye sigurie.//kk

XS
SM
MD
LG