Lidhje

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen para shkeljeve të vazhdueshme irakiane të rezolutave të tanishme - 2002-10-05


Hans Blix, shef i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armëve, tha se Iraku do të lejojë inspektorët e armëve për t’u kthyer në Irak në bazë të rezolutave të OKB-së të vitit 1998 që ende janë në fuqi. Ky ishte viti kur inspektorët e OKB-së u detyruan nga regjimi i Saddam Husseinit të largoheshin nga Iraku. Problemi është se nën rregulloret e vjetra inspektorët nuk ishin në gjendje të kryenin punën e tyre. Iraku përdorte taktika për të fituar kohë, ai mashtroi dhe pengoi inspektorët e OKB-së e bile nga një herë edhe u mohonte hyrjen në ndonjë vend të dyshuar nën kërcnimin e armëve.

Siç tha Sekretari amerikan i shtetit Collin Powell “Dr. Blix dhe ekipi i tij i profesionistëve meritojnë autorizimin dhe mundësinë më të fuqishme që ekziston për të bërë punën e tyre ashtu siç duhet. Kjo bëhet vetëm me anë të një rezolute të re që i bënë trysni të vazhdueshme Irakut, një rrezolutë ku do të ndërlidheshin edhe pasojat e mos-veprimit në përputhje me të.”

Zoti Powell tha se inspektorët e OKB-së nuk munden të kthehen thjeshtë në Irak nën kushtet e mëparshme...Kemi nevojë për një rezolutë të re me kushte të qarta, me kushte të rrepta e standarde të larta sepse neve jemi të vendosur për të zgjidhur këtë problem një herë e për gjithmonë.”

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen para shkeljeve të vazhdueshme irakiane të rezolutave së tanishme. 16 herë Këshilli i Sigurimti i OKB-së ka miratuar rezoluta me qëllim që Iraku të mos paraqesë kërcnim ndaj paqes dhe sigurimit ndërkombëtar.

Iraku i ka shkelur të gjitha angazhimet e veta të përfshira në rezolutat e OKB-së. Mënyra më e mirë për ta deyruar Irakun për tju përbajtur angazhimeve të tij, tha Sekretari i shtetit Collin Powell është ” hartimi i një rezolute të re, të fuqishme dhe të rreptë, ku do të theksoheshin kërkesat tona e jo kërkesat e Irakut, kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së armëve të shkatrrimit në masë.”

Siç ka thenë Presidenti Bush ”Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asgjë që do ti bëjë të mundur Saddam Husseinit të vazhdojë të gënjejë dhe të mashtrojë botën.” Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë një rezolutë të dobët. Kombet e Bashkuara duhet të tregojnë autoritetin e tyre, duhet të miratohet një rezolutë e re dhe e fuqishme në mënyrë që ne t’ia bëjnë të qartë botës dhe për më tepër Saddam Husseinit se ai duhet të çarmatoset.”

Sadam Husseini është tallur me botën tha Presidenti Bush dhe nëse asgjë nuk ndryshon, atëherë Shtetet e Bashkuara së bashku me vendet e tjera do të veprojnë.//ze//

XS
SM
MD
LG