Lidhje

Bashkepunim mbi baza partneriteti midis Shteteve te Bashkuara dhe Rusisë - 2002-10-10


Lufta e ftohtë ka marrë fund. Në ditët tona, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bashkëpunonjë, në vend që të konkurojnë për sfera influence.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bashkëpunojnë për pakësimin e tensionit midis Indisë dhe Pakistanit. Ato po bashkëpunojnë për konsolidimin e paqes në Ballkan për t’i dhënë fund terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe për t’i kthyer izraelitët dhe palestinezët në tryezën e bisedimeve. Pakësimi i armëve vazhdon të mbetet një synimi kryesor i përpjekjeve të përbashkëta ruso-amerikane, megjithëse, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, ”Thelbi i përpjekjeve tona ka ndryshuar nga konkurenca që ekzistonte gjatë Luftës së Ftohtë, në përballimin e kërcënimeve të përbashkëta.”

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, janë mbi të gjitha, partnerë në luftën kundër terrorizmit. Siç u shpreh zoti Powell, ”Rusia ka dhënë kontribute të rëndësishme në koalicionin botëror të antiterrozimit. Këtu përfshihen ndihma ushtarake, lejim fluturimesh në hapësirën ajrorë, ndihmë në operacione të kërkimit dhe shpëtimit, shkëmbim i informacioneve dhe bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit.

Pavarësisht nga një bashkëpunim i tillë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë vazhdojnë të ekzistojnë mosmarrëveshje serioze. ”Një mosmarrëveshje e tillë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, ”ka të bëjë me shqetësimin tonë tepër të madh në lidhje me armët bërthamore të Rusisë dhe teknologjinë balistike, që vazhdon të transferohet drejt Iranit. Shqetësimi i dytë është Çeçenia, republika separatiste e Rusisë. Siç u shpreh zoti Powell, ”Forcat ruse të sigurimit duhet të respektojnë të drejtat e njeriut gjatë operacioneve të tyre në Çeçeni. ”Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të kërkojnë zgjidhjen e këtyre çështjeve nëpërmjet dialogut”.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të kenë mosmarrëveshje, tha zoti Powell, por për arsye se ne kemi një miqësi të fortë dhe marrëdhënie kaq të afërta, ne mund t’i zgjidhim këto mosmarrëveshje. Ne nuk po krijojmë një partneritet të përbashkët sa për formë por po ndërtojmë një partneritet të vërtetë. Dhe ky partneritet duhet të jetë i ndershëm, i denjë për dy vende të mëdhenj si tanët, me përgjegjësi të mëdha dhe që mund të kontribuojnë shumë për një botë më të mirë gjatë shekullit të 20-të.// lk //

XS
SM
MD
LG