Lidhje

Ish-drejtori i SHIK-ut hedh poshtë akuzat - 2002-10-10


Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, hodhi të enjtën poshtë akuzat dhe deklaratat e një dite më parë të kryeministrit Fatos Nano për shpërdorime në detyrë.

Zoti Klosi, i cili është denoncuar tashmë në prokurori nga kreu i qeverisë, shprehet me anë të një deklarate publike se akuzat janë banale. Sipas tij, mënyra me të cilën është vepruar për ta shkarkuar nga detyra, së bashku me disa drejtorë të tjerë të këtij institucioni, është një mohim i punës që shërbimet e fshehta kanë zhvilluar dhe i kontributeve të tyre në çështjen e Kosovës, stabilitetit në rajon dhe luftën kundër terrorizmit.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, deklaron se është i gatshëm të vihet në dispozicion të drejtësisë për të zbardhur të gjithë veprimtarinë e tij në krye të këtij institucioni. //az//

XS
SM
MD
LG