Lidhje

Rusi: ditë zie për pengjet që humbën jetën - 2002-10-28


Në Rusi e hëna është ditë zie për 117 pengjet që humbën jetën gjatë marrjes në kontroll nga autoritet të teatrit të kapur nga çeçenët. Ende nuk dihet se çfarë lloj gazi përdorën forcat ruse gjatë sulmit ndaj ndërtesës.

Mjekët thonë se rreth 200 prej pengjeve dolën të hënën nga spitali, ndërkohë që 405 të tjerë ende po kurohen ndaj pasojave të gazit. Zyrtarët rusë nuk kanë thënë ende se çfarë gazi kanë përdorur.

Gazi u përdor të shtunën në mëngjes herët për të paralizuar çeçenët e armatosur të cilët kishin kapur rreth 800 pengje. Shefi i shërbimeve shëndetësore të Moskës tha se gjithë pengjet që humbën jetën, me përjashtim të vetëm dy prej tyre, vdiqën si pasojë e gazit të përdorur. //kk//

XS
SM
MD
LG