Lidhje

Hidhen poshtë akuzat kundër Berlusconit për manipulim dokumentash financiare - 2002-11-05


Akuzat ndaj kryeministrit italian, Silvio Berlusconi për manipulim dokumentash financiare u rrëzuan dhe ai mori miratimin e parlamentit për një ligj, për të cilin kundërshtarët thonë se do ta ndihmojë atë në një gjyq tjetër.

Një trup gjykues në Milano i rrëzoi sot akuzat ndaj zotit Berlusconi, që lidheshin me blerjen e një lojtari futbolli nga një ekip që ishte pronë e kryeministrit në vitin 1992. Gjykatësit vendosën se statuti i kufizimeve nuk vlente për këtë rast. Më herët këtë vit, parlamenti miratoi një ligj që nuk e quan më krim manipulimin e dokumentave financiare dhe e ngushtoi statutin e tij të kufizimeve. Po sot parlamenti miratoi përfundimisht një ligj që do të lejojë të pandehurit të ndryshojnë gjykatë nëse kanë dyshimin e ligjshëm se gjykatësit janë të ndikuar. Opozita e majtë akuzon zotin Berluskoni se po shpërdoron postin dhe thotë se ligji i ri do ta ndihmojë atë në një gjyq për korrupsion. Kryeministri ka mohuar akuzat, duke thënë se kundër tij ka një hakmarrje politike. Ai është një nga njerëzit më të pasur në Itali.

//rd//

XS
SM
MD
LG