Lidhje

Partia Komuniste kineze hap kongresin e saj të 16të - 2002-11-08


Partia Komuniste e Kinës hapi kongresin e saj të 16-të, i cilin pritet të sjell ndryshimin e parë rrënjësor në udhëheqje, në më shumë se dhjetë vjet.

Presidenti Gjiang Xë Min hapi sot punimet e kongresit me një fjalim gjithëpërfshirës prej një ore e gjysmë, në të cilin ai i bëri thirrje partisë të mbështetë teorinë e ashtuquajtur Tre Përfaqësues. Në të parashikohet që përveç anëtarëve të saj tradicionalë bujq e punëtorë, partia të përfaqësojë edhe sipërmarrësit privatë.

Pritet që gjatë kongresit, presidenti Gjiang të japë dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste dhe të zëvendësohet nga nën presidenti Hu Gjintao. Pritet gjithashtu që zoti Gjiang të japë dorëheqjen nga posti i presidentit nga fillimi i vitit të ardhshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG