Lidhje

Kafeja forcën kujtesën - 2002-11-19


Kafeja forcën kujtesën

Shkencëtarët e qëndrës kërkimore pranë universitetit të Kalifornisë thonë kafeja forcon kujtesën, por vetëm tek gratë. Ata thonë se gratë që pijnë kafe gjatë jetës së tyre kanë një kujtesë më të fortë kur ato bëhen të moshuara.

Rezultatet e studimit tregojnë se gra të moshës 80 vjeçare që kanë filluar të përdorin kafe që në moshë të re ua kalojnë shumë herë përsa i përket fuqisë mendore, simotrave të tyre që nuk kanë përdorur kafe. Shkencëtarët mendojnë se kafeina jo vetëm forcon kujtesën por edhe e përmirëson atë. Ata arritën në këtë përfundim pas studimit të gjendjes së një numri grashë të cilat pranuan të përdorinin nga 1 deri në 5 filxhane kafeje në ditë për një muaj rresht.

Interesant është fakti se tek burrat kafeja nuk ka të njëjtin efekt. Burrat në përgjithësi përjetojnë një rënie të kujtesës, dhe ulje të aftësisë së të menduarit pas moshës 60 vjeç. Por tek gratë e moshuara që pijnë kafe duket se truri funskionon më mirë. Shkencëtarët gjithashtu vunë re se pirja e kafesë dhe kujtesa e fortë tek gratë nuk lidhet aspak me moshën, shkallën e arsimimit ose me terapinë për zëvëndësimin e hormoneve, për të cilën është provuar se ndihmon fuqinë mendore.

Metodë e re kundër dhimbjeve ne shtyllën kurrizore

Dhimbjet therrëse të kurrizit mund të jenë paralizuese. Qindra mijëra njerëz u nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme në shtyllën kurrizore për t’i shmangur ato. Por një mënyrë e re kirugjike bën që njerëzit të mos ndjejnë kurrë më dhimbje të tilla.

Para dy vjetësh, prekja e gishtave të këmbëve për Sharon DiHaworth ishte diçka e pamundur. Gjatë një aksidenti, ajo dëmtoi rëndë një ruazë të shtyllës kurrizore. Ajo thotë se dhimbjet ishin të tmerrëshme. Terapia fizike nuk dha asnjë rezultat.Në këtë fazë, shumë pacientë i nënshrohen procedurës së quajtur bashkimi i kollonës, ku ruaza lidhet me kockën.

Por disa kirurgë, si Rick Delamarter kanë zgjedhur një tjetër mënyrë duke zëvëndësuar plotësisht ruazën e dëmtuar me një disk artificial. Ky është një operacion i lehtë që nuk zgjat shumë. Tani për tani kjo metodë ndodhet në fazën eksperimentale dhe kryhet vetëm në pak spitale në Shtetet e Bashkuara.

Mënyrë e re dhe më e shpejtë për diagnostikimin e Sidës

Agjencia amerikane e ilaçeve miratoi përdorimin e një metode të re e të shpejtë për diagnostikimin e të prekurve nga virusi HIV. Mënyra e re është provuar si e suksesëshme në 96 përqind të rasteve. Duke përdor një pikë gjaku, nëpërmjet kësaj analize punonjësit e shëndetësisë mund të përcaktojnë brenda 20 minutave nëse personi është i prekur nga virusi HIV ose jo. Procesi i diagnostikimit kushton rreth 20 dollarë. Aparati është prodhuar nga firma OraSure në Pensilvani.

Matja e qëndresës ndaj tërmeteve

Për Kaliforninë thuhet se i ka bërë tërmetet monopol, për të treguar se ky shtet preket shpesh nga dridhjet sizmike. Por shkencëtarët në një tjetër shtet, Tenesi, po punojnë për të parashikuar se çfarë mund të ndodh nëse tërmeti godet këtë shtet paksa jugor.

Duke përdorur sahpërthime me dinamit, shkencëtarët krijuan një tërmet artificial prej 2 ballësh në një zonë të shkretë. Nëpërmjet vëzhgimeve ata përpiqen të përcaktojnë dendësinë dhe qëndresën e dheut e të gurëve në raste të një tërmeti real. Duke grumbulluar të dhëna të tjera të ngjashme, shkencëtarët kanë në plan të hartojnë një hartë të zonave më të qëndrueshme ndaj tërmeteve. Kjo më pas mund të hapë horizonte të reja në fushën e zhvillimit të urbanistikës dhe planifikimit të ndërtimeve të tjera.

XS
SM
MD
LG