Lidhje

Filloi takimi i nivelit të lartë në Pragë - 2002-11-20


Në takimin e tyre të nivelit të lartë që u hap sot në Pragë, udhëheqësit e NATO-s do të ftojnë 7 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore që të hyjnë në radhët e aleancës.

Natoja po e zgjeron anëtarësinë e saj në drejtim të lindjes përtej kufijve të ish Bashkimit Sovjetik, duke ftuar Bullgarinë, Esatoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë që të hynë zyrtarisht në radhët e aleancës në vitin 2 mijë e 4.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson e cilësoi takimin e nivelit të lartë si moment vendimtar për aleancën.

Ndërkohë, vendet anëtare ranë sot dakord të mbështesin përpjekjet e OKB-së për asgjësimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Udhëheqësit e Natos miratuan edhe një plan për krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë, të aftë për ndërmarrjen e operacioneve luftarake në gjithë botën.

Presidenti Bush tha dje se duke marrë parasysh kërcënimet e këtij shekulli, forcat e Natos duhet të jenë më të gatshme dhe më të shpejta për dislokim. Ai tha gjithashtu se zgjerimi i Natos do të ndihmojë luftën kundër terrorizmit global.

//rd//

XS
SM
MD
LG