Lidhje

Një punonjës i OKB-së vritet në Xhenin të Bregun Perëndimor - 2002-11-22


Një punonjës i Kombeve të Bashkuara që punonte në kampin refigjatë të Xheninit në Bregun Perëndimor, u vra të premtën gjatë përleshjeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve të armatosaur.

Viktima është identifikuar si shtetasi britanik, Ian Hook, i cili punonte për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë. Zyrtarë palestinezë të spitalit thonë se zoti Hook ishte qëlluar dy herë në stomak. Zyrtarët thonë se të shtanat vdekjeprurëse erdhën nga trupat izraelite. Ushtria izraelite thotë se ka filluar hetimert rreth këtij incidenti.

Forcat izraelite hynë në kamp të premtën në mëngjes për të kërkuar për një udhëheqës të grupit ekstremist Xhihadi Islamik.

Njoftohet se në incidente të veçanta, një shtetas irlandez që punonte në kamp, është plagosur dhe se trupat izraelite vranë një të ri palestinez.

Dhuna në Xhenin ndodhi ndërkohë që forcat izraelite shkallëzuan operacionet në Bregun Perëndimor, pas shpërthimit të ditës së enjte vetëvrasës në Jeruzalem, që shkaktoi vdekjen e 12 vetave.

Të premtën në mëngjes, forcat izraelite ripushtuan Bethlehemin, qyteti i lindjes i autorit të sulmit vetëvrasës, dhe filluan arrestimet. Njoftohet se trupat izraelite që bastisën shtëpi dhe zyra në Bethlehem, kanë arrestuar të paktën 20 veta.//xh//

XS
SM
MD
LG