Lidhje

Rumania përgatitet për antarësim në Nato - 2002-11-28


Për dekada me radhë, në Rumani sundoi tirania komuniste. Në vitin 1989, populli rumun u ngrit dhe rrëzoi diktatorin Nikolai Çaushesku nga pushteti, zgjodhi një qeveri demokratike dhe iu vu punës për të reformuar ekonominë. Këto përpjekje dhanë rezultate. Në takimin e fundit të nivelit të lartë të Natos në Pragë, Rumania së bashku me Bullgarinë, Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Sllovakinë dhe Slloveninë u ftuan të antarësohen në aleancë.

Siç ka thënë presidenti George W. Bush, “Që nga ditët e çlirimit, Rumania ka bërë një udhëtim historik. Në vend të urrjetjes, ju keni zgjedhur tolerancën. Në vend të rivalitetit shkatërrimtar me fqinjët tuaj, ju keni zgjedhur pajtimin. Në vend të kontrollit shtetëror, ju keni zgjedhur tregjet e lira dhe shtetin ligjor. Në vend të diktaturës, ju keni ndërtuar një demokraci krenare që funksionon.”

Por rruga e reformave nuk është e lehtë. Rumania ende ka një punë të madhe përpara për të krijuar një ekonomi të begatë të tregut të lirë. Korrupsioni ka qenë një problem serioz. Ndërsa Rumania merr përsipër përgjegjësitë e antarësimit në Nato, ka rëndësi të madhe që qeveria e saj të luftojë korrupsionin dhe të çojë përpara reformat e tregut. Siç ka thënë presidenti Bush, “Ftesa e Natos për antarësim ishte gjithashtu një votë besimi se qeveria rumune do të vazhdojë punën e vështirë të reformave politike, ekonomike dhe ushtarake.”

Rumania po tregon angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit. Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit të kaluar ndaj Shteteve të Bashkuara, Rumania tha se do të vepronte si një aleate e plotë e Natos. Ky vend dërgoi një batalion këmbësorie prej 400 trupash dhe një njësi të luftës bërthamore, biologjike dhe kimike në Kandahar të Afganistanit. Përveç kësaj, një njësi e policisë ushtarake rumune po ndihmon në ruajtjen e paqes në Kabul.

Siç ka thënë presidenti Bush, “Populli rumun ka bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur standartet e antarësimit në Nato. Kjo përpjekje po kurorëzohet me sukses. Amerika respekton të gjitha ato që keni bërë dhe do të bëni për çështjen e lirisë. Amerika do të jetë partnerja juaj në vazhdimin e punës për reforma.” //ad//

XS
SM
MD
LG