Lidhje

Kina: miqësia me Rusinë nuk drejtohet kundër vendeve të tjera - 2002-12-03


Kina thotë se asnjë vend nuk duhet të shqetësohet nga forcimi i miqësisë së saj me Rusinë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini si edhe Moska kërkojnë të zhvillojnë marrëdhënje të forta me shumë vende. Ai theksoi se partneriteti Rusi-Kinë nuk është i drejtuar ndaj asnjë vendi të tretë.

Të dyja vendet kanë zhvilluar marrëdhënie të ngrohta me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit të kaluar.

Zëdhënësi kinez i bëri këto komente në fund të vizitës dy ditëshe të presidentit rus, Vladimir Putin, në Pekin. //kk//

XS
SM
MD
LG