Lidhje

Raporti mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Irak - 2002-12-06


Sadam Huseini përdor torturat, përdhunimin dhe terrorin për të shtypur popullin irakian. Ky është përfundimi i arritur në një raport të qeverisë britanike.

Raporti është titulluar, “Sadam Huseini: Krimet dhe Shkeljet e të Drejtave të Njeriut.” Raporti i qeverisë britanike mbështetet në materiale zbulimi, të dhëna të drejtpërdrejta nga viktima irakiane të torturës dhe në raporte të organizatave jo qeveritare.

Sipas raportit, Iraku është një vend i llahtarshëm për të jetuar, një vend ku arrestimet dhe vrasjet arbitrare janë dukuri të zakonshme. Disidentët politikë torturohen, grave u mohohen të drejtat bazë të njeriut dhe përdhunohen sistematikisht nga personeli i sigurimit ndërkohë që mbahen nën arrest. Të burgosurit politikë mbahen në kushte çnjerëzore.

Raporti britanik dokumenton disa prej metodave të torturave të përdorura nga policia e Sadam Huseinit, përfshirë nxjerrjen e syve, shokun elektrik dhe shpimin e duarve me turiela elektrike. Siç është shprehur sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, “raporti përmban material me të vërtetë pikëllues.”

Në raport jepen hollësi edhe rreth përndjekjes së kurdëve dhe kominitetit fetar shiit të Irakit nga regjimi i Sadam Huseinit. “ Që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 1979, thekoshet në raport, Sadam Huseini ka trajtuar në mënyrë të pamëshirshme çdo kundërshtar të tij. Mospërfillja mizore dhe e pashpirtë për jetën e njeriut dhe vuajtjet vazhdojnë të jenë tiparet dalluese të regjimit të tij.” Sipas shefit të diplomacisë britanike, “raporti u publikua për t’i kujtuar botës se shkeljet e regjimit irakian shtrihen shumë përtej përpjekjeve për sigurimin e armëve të shkatërrimit në masë, në kundërshtim të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare.”

Vendet e qytetëruara po bashkohen për t’i dhënë përgjigje kërcënimit që paraqet Sadam Huseini. Rezoluta 14-41 e Kombeve të Bashkuara u garanton ispektorëve ndërkombëtar; një mandat të fortë për të verifikuar asgjësimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë dhe programeve për prodhimin e tyre.

Është detyra e Irakut që të bashkëpunojë me inspektorët. “Ne, ka thënë presidenti George W. Bush, nuk do ta lejojmë Sadam Huseinin t’u bëjë shantazh vendeve liridashëse. “Vonesat dhe kundërshtimet, thekson presidenti Bush, do të sjellin pasojat më të rënda.”//xh//

XS
SM
MD
LG