Lidhje

Uashingtoni do t’u japë inspektorëve të armëve në Irak të dhëna zbulimi - 2002-12-20


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Uashingtoni ka vendosur t’u japë inspektorëve Kombeve të Bashkuara për kontrollin e armëve të Irakut të dhëna zbulimi që kanë si qëllim t’i ndihmojnë ata për të gjetur armët e ndaluara të shkatërrimit në masë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, e bëri këtë koment dje ndërkohë që agjencia e lajmeve Reuter citoi zyrtarë amerikanë pa pëmendur emra të cilët thanë se ispektorëve të armëve do t’u jepeshin të dhëna të reja zbulimi këtë fundjave.

Në raport thuhet se informacioni i ri përfshin më pak se 6 qendra të Irakut, ku të dhënat amerikane të zbulimit tregojnë se ka shënja për armë të ndaluara kimike ose për materiale të tjera të këtij lloji.

Më herët, po dje, Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet t’i japin atij më shumë të dhëna zbulimi për t’i orientuar inspektorët se ku të kërkojnë.

Ndërkaq, Presidenti Bush tha se deklarata irakiane e armëve qendron shumë larg nga plotësimi i kërkesave të rezolutës së Kombeve të Bashkuara për çarmatimin e Irakut.

Zoti Bush u tha gazetarëve se raporti i Irakurt “nuk është inkurajues” dhe i zhgënjen ata “që dëshirojnë paqen”.

Kritika e Presidentit erdhi një ditë pasi Sekretari i Shtetit, Colin Powell, tha se Iraku kishte “shkelur në mënyrë flagrante” rezolutën duke mos dhënë informacion të plotë për programet e tij të armëve. //ze//

XS
SM
MD
LG