Lidhje

Korea e Veriut heq vulat dhe kamerat e OKBsë në një uzinë bërthamore - 2002-12-23


Korea e Veriut ka shkaktuar alarm në botë, duke hequr vulat dhe kamerat e Kombeve të Bashkuara në një uzinë bërthamore që dyshohet se mund të prodhojë pluton të pasuruar për prodhim armësh.

Uashingtoni po i bën thirrje Koresë së Veriut që të rivendosë kamerat e vëzhgimit dhe të heqë dorë nga programi i saj bërthamor, për të cilin Pheniani thotë se është i nevojshëm për prodhimin e energjisë. Por Uashingtoni thotë se heqja e vulave nga shufrat e konsumuara të lëndës djegëse, të cilat janë një burim i rëndësishëm plutoni, nuk ka të bëjë fare me prodhimin e energjisë elektrike.

Senatori Joseph Biden thotë se Korea e Veriut mund të ketë së shpejti pluton të mjaftueshëm për të prodhuar pesë armë të tjera bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po përpiqet t’i mbajë të hapura linjat e komunikimit me Korenë e Veriut por thotë se kërkesat e saj për bisedime nuk janë përfilluar.

//rd//

XS
SM
MD
LG