Lidhje

Djindjic: Presidenti Milutinoviç të dorëzohet vetë në Hagë - 2002-12-26


Kryeministri serb, Zoran Djindjic, thotë se presidenti i repubikës duhet t’i dorëzohet vullnetarisht Gjykatës së Hagës për krime lufte sapo të mbarojë mandati i tij muajin e ardhshëm.

Zoti Djindjic i bëri thirrje presidentit Millan Milutinoviç të kontaktojë gjykatën për të bërë përgatitjet përkatëse para se të dorëzohet. Ai përmendi ligjin jugosllav që kërkon bashkëpunim me gjykatën e Hagën dhe tha se nuk është e mundur që zoti Milutinoviç të shmangë ekstradimin kur të mbarojë mandati i tij më 5 janar.

Gjykata e Hagës ngriti akuza ndaj zotit Milutinovic për rolin e tij në konfliktin e Kosovës. Por autoritetet serbe nuk kanë pranuar ta ekstradojnë gjatë mandatit të tij, duke e arsyetuar veprimin e tyre me imunitetin nga persekutimi që gëzon ky post.

Javën e kaluar, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte u shkroi autoriteteve jugosllave një letër në të cilën kërkon ekstradimin e shpejtë të zotit Milutinovic sapo të përfundojë mandati i tij. //kk//

XS
SM
MD
LG