Lidhje

Presidenti Bush: ndërhyrje ushtarake ndaj Irakut, po qe se nuk heq dorë nga armët e shkatërrimit në masë - 2002-12-28


Presidenti Bush thotë se Iraku do të përballet me ndërhyrje ushtarake, po qe se nuk heq dorë nga armët e shkatërrimit në masë dhe nuk bashkëpunon me inspektimet e OKB-së.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush i hodhi një vështrim përparimit gjatë këtij viti në luftën kundër terrorizmit, përfshirë kapjen e disa udhëheqësve të lartë të al-Qaidës.

Gjatë vitit të ardhshëm, zoti Bush thotë se do të ballafaqohet me rrezikun e ”dhunës katastrofike” që përbëjnë armët irakiane të shkatërrimit të masë. ”Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka pohuar njëzëri se Saddam Husseini është rrezik për vendet-fqinje dhe për paqen në botë. I takon diktatorit irakian të deklarojë dhe shkatërrojë arsenalin e tij të armëve”.

Po qe se udhëheqësi irakian nuk pranon, Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë një koalicion për çarmatimin e Irakut dhe për të çliruar popullin irakian.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë urdhër që dy areoplan-mbajtëse të bëhen gati për t’u nisur drejt Gjirit Persik në përgatitje të një lufte të mundshme.

Iraku kërcënon se do të rezistojë fuqishëm ndaj çdo ushtrie sulmuese. Një ministër irakian është shprehur se Iraku do të luftojë rrugë më rrugë të çdo qyteti. //az//

XS
SM
MD
LG