Lidhje

Dy palestinezë u vranë të merkurën  nga trupat izraelite - 2003-01-08


Trupat izraelite vranë të merkurën dy palestinezë në incidente të veçanta në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, pasi shëmbën shtëpitë e tre palestinezëve të dyshuar si ektremistë.

Sipas dëshmitarëve palestinezë, trupat izraelite vranë një palesrtinez në afërsi të qytetit Khan Yunis në Rripin e Gazës dhe një tjetër në fshatin Saida të Bregut Perëndimor. Forcat izraelite shëmbën të merkurën shtëpitë e një personi të dyshuar si ekstremist në fshatin Saida, pasi shkatërruan të martën shtëpitë e dy të dyshuarëve të tjerë në afërsi të qytetit Nablus.

Forcat izraelite kanë intensifikuar operacionet e kërkimit për ekstremistë pas dy shpërthimeve vetëvrasëse të ditës së dielë në Tel Aviv, që shkaktuan vdekjen e 24 vetave dhe plagosjen e 100 të tjerëve.//xh//

XS
SM
MD
LG