Lidhje

Zbulime te reja shkencore gjate vitit 2002 - 2003-01-08


Vitin e kaluar, shkencetaret e qeverisë amerikane ndaluan një studim mbi shëndetin e grave, për shkak se ata zbuluan disa efekte të dëmshme të shkaktuara nga terapia e zëvendësimit të hormoneve.

Trupi i grave pushon së prodhuari hormonin e estrogjenit rreth moshës 50 vjeçare. Kjo quhet periudha e menopauzës tek gratë. Deri tani, specialistët e mjekësisë ishin të mendimit se marrja e hormonit të estrogjenit mund t’i mbronte gratë në periudhën e menopauzës nga probleme të ndryshme shëndetësore, siç është sëmundja e zemrës. Megjithatë, studimet e kohëve të fundit kanë arritur në përfundime të kundërta.

Studimi më i fundit ishte më i madhi i kryer ndonjëherë për të hetuar efektet e terapisë së zëvendësimit të hormoneve. Në studim u përfshinë mbi 1 mijë e 600 gra të moshave 50 deri në 79 vjeç. Gjysmës së grave iu dha një tabletë që përmbante hormonet estrogjen dhe proxhesten. Të tjerave iu dha një tabletë me përmbajtje lëndësh jo aktive.

Pas 5 vjetësh, gratë që merrnin hormone ishin 26 për qind më në rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit, sesa gratë e tjera. Në të njëjtën kohë, hormonet rritën me 29 për qind mundësitë për goditje në zemër dhe me 41 për qind, mundësistë për hemorragji cerebrale.

Mjekimi me hormone pakësonte thyrjen e kockave dhe kancerin e zorrës së trashë. Por zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë vendosën ta ndalin studimin tre vjet më shpejt, pasi ata se mendonin se hormonet po sillnin më shumë dëme sesa përfitime. Historianët dhe ekspertët fetarë u mecionuan shumë vitin e kaluar nga zbulimii i një kutie të vjetër, e cila mund të jetë prova më e vjetër historike për ekzistencën e Jezusit. Mesa duket në kuti ishin kockat e një njeriu, që thuhet se ishte vëllai i Jezusit, i quajtur James. Kutia përmbante edhe një mesazh të shkruar në gjuhën aramaike, në të cilin thuhet: “Jamesi, djali i Josifit, vëllai i Jezusit”.

Eksperti i gjuhëve të lashta, Andre Lemaire, e studjoi me kujdes kutinë dhe shkroi rreth rezultateve që arriti. Ai tha se kutia ishte provë për ekzistencën e Jezusit. Por, ekspertë të tjerë i kanë vënë në pikëpyetje përfundimet e tij. Ata thonë se kutia është reale dhe se ajo është 2 mijë vjet e vjetër. Ata gjithashtu thonë se pjesa e parë e shkrimit është reale. Por ata shtojnë se fraza që do të thotë ”vëllai i Jezusit”, ishte shkruar mbi kuti më vonë dhe se ajo nuk është në gjuhën aramaike. Specialistët nuk janë të mendimit se kjo çështje do të zgjidhet deri sa qeveria izraelite të kryejë një studim më të plotë. Një tjetër veprimtari e rëndësishme shkencore e vitit të kaluar ishin përpjekjet për identifikimin e të gjitha gjeneve të gjetura tek orizi. Në muajin prill, dy ekipe shkencëtarësh publikuan raporte të veçanta në lidhje me infromacionin gjenetik të bimës së orizit.

Shkencëtarët thonë se ky informacion gjenetik mund të çojë në përmirësimin e llojeve të orizit dhe prodhimin e një cilësie më të mirë të tij në vendet në zhvillim. Ata shpresojnë gjithashtu që ky informacion do të ndihmojë për përmirësimin e drithërave të tjera, si misri dhe gruri.

Orizi është ushqim për më tepër se 50 përqind të popullsisë së botës. Kushtet klimatike, sëmundjet dhe insektet mund ta pakësojnë prodhimin e tij. Kjo gjendje mund të ndryshojë në saje të përpjekjeve të dy ekipeve të shkencëtarëve.

Njëri ekip drejtohet nga Jun Yu i Insitutit të Gjenomit në Kinë dhe nga Universiteti Washington në Seatle. Shkencëtarët studiuan orizin më të zakonshëm në Kinë, i quajtur orizi indika. Ata thanë se kanë gjetur më tepër se 90 për qind të gjeneve në orizin e llojit indika.

Ekipi tjetër i shkencëtarëve punon për Kompaninë Syngenta, me bazë në Zvicër. Studimi u krye në Insitutin kërkimor Torrey Mesa të kësaj kompanie, në La Jolla të Kalifornisë. Studjuesit kjijuan hartën gjenetike të orizit që rritet në rajonet e ngrohta të botës dhe që njihet me emrin xhaponika. Kompania Syngenta thotë se kodi gjenetik i këtij lloji orizi është më tepër se 99 për qind i përfunduar dhe 99 për qind korrekt.//lk//

XS
SM
MD
LG