Lidhje

Vazhdojnë  kërkimet për pjesë të  anijes Kolumbia - 2003-02-06


Hetuesit amerikanë po vazhdojnë të kërkojnë copërat e anijes së hapësirës Columbia, që shpërtheu të shtunën ndërsa po hynte në atmosferën e tokës. Zyrtarët thonë se çdo pjesë e mbeturinave është e rëndësishme për të zgjidhur misterin mbi shkakun e katastrofës. Mijëra copëra të anijes janë gjetur, shumica në Teksas dhe Luiziana. Sasia e parë e mbetjeve të anijes u çua dje në bazën ajrore të Luizianës për t’u analizuar. Ndërkohë, zyrtarët e NASA-s kanë shprehur dyshimin se një pjesë izolimi që ishte shkëputur nga serbatori gjatë shkëputjes nga toka mund të ketë shkaktuar shkatërrimin e anijes.// lk //

XS
SM
MD
LG