Lidhje

Reagimet e vendeve evropiane - 2003-02-06


Franca dhe Gjermania përsëritën qëndrimin e tyre për vazhdimin e inspektimeve të Kombeve të Bashkuara për armët në Irak, pas raportit të djeshëm të Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell në OKB.

Ministri i Jashtëm francez, Dominique de Villepin tha se Iraku përbën rrezik dhe duhet t’u përgjigjet shqetësimeve ndërkombëtare për armë të shkatërrimit në masë. Por ai tha se inspektimet duhet të vazhdojnë dhe bëri thirrje për rritje të konsiderueshme të numrit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët në Irak.

Ndërkohë, Gjermania mbështeti propozimin francez për të vazhduar inspektimet dhe i bëri thirrje Irakut që të bashkëpunojë.

Në Beograd, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana, u tha gazetarëve se raporti i zotit Powell e bëri shumë të qartë se Bagdadi po fsheh materiale të rrezikshme. Zoti Solana tha se koha nuk pret më dhe Presidenti Saddam Hussein duhet të bashkëpunojë dhe të çarmatoset plotësisht.// lk //

XS
SM
MD
LG