Lidhje

Bujanovc: 7 shqiptarë do të hetohen për terrorizëm nga autoritetet serbe - 2003-02-09


Shtatë shqiptarëve të arrestuar të shtunën në Tërnovc e Konçul të Bujanovcit nga organet serbe të sigurimit, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Një gjyqtar në Vranje tha se ata do të hetohen për veprën penale të terrorizmit.

Ndërkaq, ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefqet Musliu, u kërkoi autoriteteve serbe lirimin e të gjithë të arrestuarve dhe, siç u shpreh, ”të mos nxisin luftë në Luginën e Preshevës”. //az//

XS
SM
MD
LG