Lidhje

Iraku ka armë biologjike dhe kimike - 2003-02-12


Nuk ka dyshim, se regjimi irakian i Sadam Husseinit ka armë biologjike dhe kimike, si dhe aftësinë për të prodhuar të tjera. Më 5 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell paraqiti dëshmi në Këshillin e Sigurimit.

Zoti Powell tha se Iraku ka aftësinë për të shpërndarë helme vdekjeprurëse dhe sëmundje të tilla, që mund të shkakojnë vdekje masive. Në fakt, Sadam Husseini, i ka përdorur armët kimike, fillimisht në vitet ’80, në luftën kundër Iranit dhe pastaj kundër kurdëve të Irakut. ”Në historinë e luftës kimike”, -tha zoti Powell,- ”asnjë vend tjetër botës nuk ka patur më tepër përvojë me armët kimike, që nga koha e Luftës së Parë Botërore, nga ç’ka patur Saddam Husseini i Irakut.”

Për më tepër, Saddam Husseini asnjëherë nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me rezervat e armëve kimike, ku përfshihen rreth 550 predha artilerie me gaz mustard.

Siç tha Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, ”Saddam Husseini e di se ç’ka bërë me to, dhe ai nuk është treguar i sinqertë me bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi fakte, tha zoti Powell, se këto armë kanë ekzistuar. Ajo që ne nuk disponojmë, tha ai, ”janë të dhënat nga Iraku, që të provojnë se ata i kanë shkatërruar këto armë, apo vendin ku i mbajnë ato. Pikërisht këtë po presim ne,” -tha sekretari Powell.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu, se ”Raportet e paraqitura nga Iraku në lidhje me armët e shkatërrimit në masë janë të mbushura me gënjeshtra.” U deshën vite me radhë, që Iraku të pranonte se kishte prodhuar katër tonelata me agjentin biologjik nervor vdekjeprurës V-X. Majfton një pikë e vogël e gazit V-X në lëkurë, që personat e infektuar të vdesin në pak minuta. Kjo u mësua vetëm pasi inspektorët e armëve grumbulluan dokumente, pas arratisjes së dhëndërit të Saddam Husseinit. Deri më sot, Iraku ka mohuar se ka agjentin kimik V-X. Për ta vështirësuar edhe më tepër punën e inspektorëve, Iraku ka përfshirë fshehurazi pjesë të infrastrukturës së industrisë së armëve kimike, në strukturën e industrisë civile të ligjshme.

Siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Powell, ”Ta lejosh Saddam Husseinin të zotërojë armë të shkatërrimit në masë për disa muaj, apo vite, - kjo nuk është zgjidhje. ”// lk //

XS
SM
MD
LG