Lidhje

Turqia paralajmëron se mbështetja e saj për verpimet ushtarake të SHBA në Irak mund të ndryshojë - 2003-02-18


Udhëheqësi i partisë turke në pushtet po paralajmëron se mbështetja e Ankarasë për veprimet ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut mund të ndryshojë.

Paralajmërimi i Recep Tayyip Erdogan bëhet ndërkohë që parlamenti i Turqisë shtyu votimin për të lejuar dislokimin e trupave amerikane në tokën e tij në rast të një lufte kundër Irakut.

Kryeministri turk tha se parlamenti nuk do të votojë derisa Ankaraja zgjidh disa çështje me Shtetet e Bashkuara. Turqia kërkon miliarda dollarë në grante hua të garantuara për të mbrojtur ekonominë e saj nga një luftë e re.

//rd//

XS
SM
MD
LG