Lidhje

Maqedoni: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se në takimin me kryeministrin Cërvenkovski ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së paqes dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeveritar - 2003-02-21


Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk bëri të premten komente shtesë lidhur me takimin e tij të parë publik me kryeministrin Branko Cërvenkovski. Në një takim spontan me gazetarët, ai tha se ndër temat kryesore kishin qenë zbatimi i marrëveshjes së paqes dhe mbarëvajtja e koalicionit qeveritar.

Në një zhvillim tjetër, Presidenti maqedonas Boris Trajkovski, tha po të premtën në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi, se takimet si ato me zyrtarët më të lartë të Serbisë duhet të organizohen më me kujdes për të mos lënë dyshime se bëhen kundër një etniteti tjetër. //az//

XS
SM
MD
LG