Lidhje

Turqia mbylli kufijt me Irakun - 2003-02-26


Turqia mbylli kufijt me Irakun dhe evakuoi personelin e ambasadës së saj në Bagdad, ndërkohë që parlamenti i vendit po përgatitet të votojë lidhur me kërkesë për dislokimin e trupave amerikane në territorin e saj, për një sulm të mundshëm kundër Irakut.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Jashar Jakis, tha se urdhri për evakuimin e gjithë personelit të ambasadës, përfshirë ambasadorin Osman Paksut, u dha me qëllim që të parandalohen veprime të pakontrolluara pasi parlamenti të marrë vendimin lidhur me kërkesën amerikane.

Kryetari i partisë në pushtet në Turqi, Rexhep Erdogan, tha se pret që vota në parlament të mbahet të enjten. Në intervista e ditës së merkurë, ai la të kuptohet se ligjvënësit do ta miratojnë dislokimin e 62 mije trupave dhe të më shumë se 250 avionëve amerikanë.

Zoti Erdogan tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë dhe turq janë gjithashtu afër arritjes së marrëveshjes për një paketë ndihmash e huash amerikane prej miliarda dollarësh për të ndihmuar ekonominë e dobët turke të përballojë pasojat e një lufte të mundshme.

Anijet me furnizime për Divizionin e Katërt të Këmbësorisë amerikane janë të akoruara në afërsi të bregdetit turk, në pritje të urdhrave për t’u shkakrkuar.//xh//

XS
SM
MD
LG