Lidhje

Koreja e Jugut e shqetësuar rreth vendimit koreanoverior për riaktivizimin e një reaktori bërthamor - 2003-02-28


Koreja e Jugut shprehu shqetësim dhe pakënaqësi të thellë rreth vendimit të Koresë së Veriut për të riaktivizuar një reaktor bërthamor, i aftë për përpunimin e uranimit për armë.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi nëpërmjet një deklarate se Pheniani riaktivizoi këtë javë reaktorin kryesor në instalimin bërthamor të Yongbyonit, në afërsi të kryeqytetit Phenian.

Seuli i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’u përgjigjet pozitivisht përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen paqësore të krizës bërthamore dhe të përmbushë detyrimet e saj në bazë të trakatit për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Zyrtarë amerikanë thanë të merkurën se Koreja e Veriut ka riaktivizuar reaktorin, i cili përbën pjesën qendrore të programit të dyshuar të armëve bërthamore.//kk//

XS
SM
MD
LG