Lidhje

SHBA falenderon Pakistanin për bashkëpunim në kapjen e Kalid Sheik Muhametit - 2003-03-02


Administrata e Presidentit Bush falenderoi të shtunën Pakistanin për bashkëpunimin e tij në kapjen anëtarit të lartë të Al-Kaidës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Flajshër, falenderoi Pakistanin dhe autoritetet amerikane për një operacion të përbashkët të rëndësishëm, i cili bëri të shtunën të mundur kapjen e disa anëtarëve të al-Qaidës, përfshirë zotin Muhamet.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Flajshër e përshkroi zotin Muhamet si një nga ndihmësit më të lartë dhe të rëndësishëm të udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Ai e quajti zotin Muhamet organizatorin kryesor të sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork e Uashington. Zëdhënësi Flajshër shtoi se zoti Muhamet njihet si personi, i cili, që prej atëherë, ka luajtur rol qendror në organizimin e operacioneve, përfshirë edhe sulme të tjera brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Muhamet është në listën e FBI-së për udhëheqësit më të kërkuar të al-Kaidës. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur padi ndaj tij që në vitin 1996 për përfshirje në një komplot para 8 vjetësh, që mendohet se synonte hedhje në erë të avionëve tregëtarë që udhëtonin midis Shteteve të Bashkura dhe Azisë Juglindore.

Zyrtarë amerikanë kishin ofruar deri në 25 milionë dollarë për informacione që çonin në arrestimin e zotit Muhamet. //az//

XS
SM
MD
LG