Lidhje

Bush: Sadam Husein nuk do të lejohet të frikësojë botën e qytetëruar - 2003-03-06


Iraku tha se do të asgjësonte armët e tij kimike dhe biologjike, raketat balistike me rreze më të gjatë veprimi se 150 kilometra si dhe programin e tij të armëve bërthamore. Kjo kërkesë u vendos nga Kombet e Bashkuara si kusht për përfundimin e Luftës së Gjirit Persik të vitit 1991. Që në atë kohë, më shumë se 12 rezoluta të Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar çarmatimin e Irakut. Rezoluta e fundit u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në nëntor. Por Iraku vazhdon të mashtrojë OKB-në.

Shtetet e Bashkuara, miqtë dhe aleatët e tyre janë të angazhuar të përballen me rreziqet që paraqet Sadam Huseini dhe armët e tij të shkatërrimit në masë. “Ky diktator,” tha presidenti George Bush, “nuk do të lejohet të frikësojë dhe t’i bëjë shantazh botës së qytetëruar, ose të furnizojë grupe terroriste me armët e tij të tmerrshme.”

Por në rrezik nuk është vetëm siguria. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin “përparimin e lirisë, mundësive dhe shpresës. Jetët dhe liria e popullit irakian kanë fare pak vlerë për Sadam Huseinin, por kanë shumë vlerë për ne.”

Sadam Huseini ka një historik të gjatë krimesh kundër popullit irakian, përfshirë edhe pakicat kurde. Nëse fillon lufta, Sadami mund të vërë në shenjestër civilë ose t’i përdorë ata si mburoja njerëzore. Sadam Huseini, tha presidenti Bush, “mund të nxisë dhunën etnike. Ai mund të shkatërrojë burimet natyrore. Ose, më e keqja e të gjithave, ai mund të përdorë armët e tij të shkatërrimit në masë.”

Në mënyrë që të minimizohen vuajtjet e popullit irakian, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha presidenti Bush, “do t’u dërgojë ilaçe të sëmurëve dhe do të sigurohet se 55 mijë qendrat për shpërndarjen e ushqimit në Irak, që funksionohen me fondet e programit naftë-për-ushqim, janë mbushur dhe do të hapen sa më parë që të jetë e mundur.”

Shtetet e Bashkuara do të vihen gjithashtu në krye të përpjekjeve për shkatërrimin e armëve kimike dhe biologjike, duke u kujdesur për sigurinë dhe duke mbrojtur tërësinë territoriale të Irakut. Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të përcaktojnë formën e saktë të qeverisë së re të Irakut. “Kjo zgjedhje,” tha presidenti Bush, “i takon popullit irakian. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara do të sigurohen se një diktator brutal nuk do të zëvendësohet nga një tjetër. Të gjithë irakianët duhet të kenë një zë në qeverinë e re dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve duhet të mbrohen.” //ad//

XS
SM
MD
LG