Lidhje

Kalendari Historik 9 mars - 2003-03-07


Më 9 mars të vitit 1862, gjatë Luftës Civile Amerikane, dy anije të mbrojtura nga pllaka të blinduara luftuan rreptë në Gjirin Chesapeake në pjesen lindore të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte lufta e parë në botë midis dy anijeve të blinduara. Anija e blinduar e konfederatës, deri atëherë kishte fundosur ose kishte dëmtuar rëndë 3 luftë-anije druri të Unionit në pjesen jugore të Gjirit Chesapeak. Gjatë lundrimit të Luftë-anijës Virgjinia në drejtim të veriut për të sulmuar anije të tjera të Unionit, ajo u diktua nga anija e blinduar USS Monitor e Unionit. Mes këtyre dy anijeve u zhvillua një luftë e rreptë për 4 orë me radhë duke gjuar njëra tjeten me topa nga afër.Të dy anijet pësuan pak dëme por në mbrëmje asnjëra nuk qe në gjendje të pretendonte fitoren.Por tërheqja e anijës Virginia nga skena bëri që blokada e portit Norfolk të Virgjinias të mbetej e pa-cenuar.Kjo përleshje ka qenë e rëndësishme sepse ndikoi në vendimin e Jugut për të mos ndërtuar më anije të blinduara për të thyer blokadat e Unionit në portët jugore.

Më 9 mars të vitit 1918, lindi në Brooklyn të New-Yorkut autori Mickey Spillane. Ai u bë i njohur për tregimet e tij misterioze e posaçërisht për romanët me protoganistin e famshem, dedektivin Mike Hammer.Tregimet e Mickey Spillanit përbënin dhunë e skena seksuale dhe protoganistët dhe dialogjet e tyre ishin të rrepta dhe me një gjuhë të pa-kontrollaur.Shkrimet e Spillanit konsideroheshin si tronditëse dhe tepër të hapura për atë kohë.Ngjarja misterioze e Mickey Spillanit,” Unë, Juria” botuar më 1947, është njëri ndër librat e para dhe më popullore të Spillanit. ”Këmbët e asaj vajze vlejnë 1 milion dollarë.Bile ajo krenohet me këmbët e saj. Megjtihëse punonte si sekretareshë, ajo ishte shumë tërheqëse.Ajo kishte flokë të gjata e të zeza dhe vishte rroba shumë të ngushta të kapura për trup dhe sa herë që e shihnja më bënte të mendonja për rrugët e lakuara të autostradës së Pensylvanisë. Por mos mendoni për asnjë moment se ajo ishte e lehtë per t’u fituar. Unë e kamë parë atë disa herë duke refuzuar në mënyrë të rreptë disa djemë.Por kur vie puna tek një veprim i shpejtë, ajo ishte në gjendje të kryente punë sa mbyll e qel sytë.” Tregimet e tjera misterioze të dedektivit Mike Hammer të shkruara nga Mickey Spillane përfshihet edhe libri ”My Gun is Quick” Revolveri im është i shpejtë dhe ”Kiss Me deadly”, Më puth për Vdekje. Librat e Spillanit janë shitur më tepër se 1 milion kopje anë e mbanë botës.Mickey Spillani, që sot feston 83 vjetorin e lindjes, jetoi për të parë me sytë e tij se si disa nga veprat e tij janë adoptuar për të bërë filma dhe seri të ndryshme televizive.//kk//

XS
SM
MD
LG