Lidhje

Musharraf: bin Ladeni nuk është në Pakistan - 2003-03-07


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf tha se me sa duket, shefi i al-Qaidës, Osama bin Laden është gjallë, por nuk ka gjasa të ndodhet në Pakistan.

Në një intervistë me televizionin amerikan të transmetuar sot, gjenerali Musharraf tha se nëse bin Ladeni është gjallë, ka mundësi që ai të lëvizë me një numër të madh rojesh personale dhe do t’i duhej një bazë për t’u fshehur.

Zyrtarët pakistanezë thonë se forcat e sigurimit e kanë intensifikuar kërkimin e anëtarëve të al-Qaidës në provincën e Baluçistanit dhe në rajone të tjera.

Kërkimet shtohen pas arrestimit javën e kaluar të operativit të lartë të al-Qaidës, Khalid Shaikh Mohammed, i cili ndodhet nën arrestin amerikan në një vend që nuk është bërë i ditur nga autoritetet.//ii

XS
SM
MD
LG