Lidhje

Dështojnë përpjekjet për bashkimin e ishullit të Qipros - 2003-03-11


Bisedimet për të zgjidhur problemin e ishullit të ndarë të Qipros dështuan, pasi udhëheqësit e komunitetit grek dhe atij turk nuk arritën të bien dakort me një marrëveshje të Kombeve të Bashkuara për ndarjen e pushtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan e bëri të ditur sot dështimin, pas bisedimeve maratonë që u zhvilluan në Hagë midis presidentit të Qipros Tassos Papadopulos dhe udhëheqësit turk të Qipros, Rauf Denktash.

Megjithatë, zyrarët në Turqi dhe Greqi, shprehën dëshirën se problemi mund të zgjidhet. Bashkimi Evropian paralajmëroi Turqinë se dështimi i bisedimeve rrezikon aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkim. Megjithatë, Komisioni Evropian thotë se do të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit me qeverinë greko-qiprote të njohur nga komuniteti ndërkombëtar, në prag të pranimit zyrtar të vendit në radhët e Bashkimit vitin e ardhshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG