Lidhje

SHBA shtojnë masat mbrojtëse brenda vendit kundër sulmeve të mundshme terroriste - 2003-03-18


Shtetet e Bashkuara po shtojnë masat mbrojtëse brenda vendit kundër sulmeve të mundshme terroriste ndërsa lufta me Irakun pritet të fillojë së shpejti.

Sekretari amerikan i Mbrojtes Kombëtare, Tom Ridge, tha dje se do të shtohen masat e sigurimit në kufijtë e vendit, si dhe në portet dhe aeroportet.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurimit edhe për furnizimet ushqimore të vendit dhe kanë vendosur përkohësisht kufizime për fluturimet mbi Washington, New York dhe qytete të tjera amerikane. Qeveria e ka ngritur nivelin e rrezikut me të cilin përballet vendi nga sulme të mundshme terroriste, nga Kodi i Verdhë në Kodin Portokalli, që nënkupton një rrezik shumë të lartë. Pas Kodit Portokalli, kodi më i lartë i rrezikut është ai i Kuq.

Autoritetet janë të shqetësuara nga mundësia e sulmeve terroriste gjatë luftës me Irakun. Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge tha se agjencitë e zbulimit lënë të kuptohet se agjentë irakianë ose individë të tjerë që janë kundër luftës, mund të kryejnë sulme kundër objekteve amerikane.

//ze//

XS
SM
MD
LG