Lidhje

Armët e preçizionit të lartë - 2003-03-26


Fushata e bombardimeve në Irak është cilësuar si nga më preçizet në historinë e konflikteve të armatosura. Fale teknologjisë së lartë, bombat e sotme godasin me saktësi tepër të madhe në objektiv. Ju kujtohet lufta ajrore në Kosovë, ku bombardimet nga ajri shënuan një rekord për sa i përket saktësisë. Sot, pas katër vjetësh, shkalla e saktësisë është rritur. Madje disa korrespondentë që ndodhen ne Bagdat thonë se vetë irakianët në këtë qytet që është bombarduar pa rreshtur, sikur kanë fituar një lloj sigurie se raketat nuk do të bien në shtëpitë e tyre.

Bombat dhe raketat lëshohen nga anijet në det, nga aeroplanët në ajër dhe madje edhe nga trupat në tokë. Ato janë shumë të sofistikuara dhe godasin me vetë drejtim në objektiv. Sot këto mjete po përdoren më shumë se kurrë më parë. Ato janë shumë të vlerfshme për saktësinë e lartë, duke shmangur kështu viktimat mes civilëve.

Vetëm në ditët e para të kësaj lufte forcat amerikane dhe britanike perdorën mijëra raketa Tomahok. Sa për krahasim, në luftën e Gjirit Persik në vitin 1991 u përdorën vetëm 243.

Avantazhi i tyre është se ato mund të lëshohen nga distanca shumë të mëdha nga anijet dhe se lëvizin me shpejtësi të madhe drejt objektivit.

Koha e keqe, tymi ose errësira nuk ndikojnë në saktësinë e tyre pasi bomba të tilla drejtohen nga satelitët dhe rezet lazer.

Komandanti i forcave në luftën me Irakun gjenerali Tommy Franks, thotë se ky arsenal i teknologjisë së lartë po luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të çarmatosur Sadam Huseinin. “Kjo do të jetë një fushatë që nuk është parë ndonjëherë në histori. Një fushatë që do të trondisë forcat armike, me plane shume fleksibël dhe që do të përdorë municion të precizionit të lartë në një shkallë që nuk është bërë ndonjëherë dhe që do të përdorë forcë të fuqishsme”, thotë gjenerali.

Ky mesazh i gjeneralit u dha që ditën e parë të luftës kur Shtetet e Bashkuara vendosën të godisnin me raketa me vetë-drejtim një vend-strehim ku mendohej se ndodhej udhëheqja e lartë irakiane dhe vetë Sadam Huseini.

Forcat amerikane po ashtu po përdorin bateri kundër-ajrore Patriot që shkatërrojnë në ajër raketat e armikut për të mbrojtur trupat e mbledhura në Kuvajt. Këto tipe janë sot shumë më të përparuara se sa ato që u përdorën në luftën e Gjirit para 10 vjetësh.

Por rezultatet e tyre nuk kanë qënë gjithmonë pozitive. Raketat Patriot arritën të shkatërrojnë disa raketa irakiane ne fillim të luftës. Por pak ditë më pas një prej tyre goditi aksidentalisht një aeroplan britanik dudke vrarë dy pilotët e tij.

Jioseph Cirincione, analist pranë fondacionit Karnëgi këtu në Washington është një prej kritikëve të këtyre raketave. Ai thotë se ndërsa sistemi i mbrojtes nga raketat nuk është i pagabueshëm, gjithsesi ato janë të nevojshme.

“Edhe nje rakete e thjeshte Skud me mbushje të zakonshme mund të shkaktojë dëme të mëdha”, thotë analisti.

Ushtarakët amerikanë parashikojnë se përdorimi në masë i municionit me vetë-drejtim të teknologjisë së lartë do të jetë shumë i efektshëm në këtë luftë.

//rd//

XS
SM
MD
LG