Lidhje

Ministri i Jashtem rus kritikon operacionet e koalicionit ne Iraku - 2003-03-26


Ministri i Jashtem rus, Igor Ivanov, tha se pretendimet amerikane se forcat e koalicionit po clirojne popullin irakian nga diktatura dhe vuajtjet nuk perputhen me realitetin.

Ne nje fjalim sot ne dhomen e larte te parlamentit rus, zoti Ivanov tha se zhvillimet ne terren tregojne se nuk po permbushet premtimi amerikan per nje fitore triumfale me viktima dhe deme minimale. Zoti Ivanov paralajmeroi forcat amerikane qe te mos pretendojne se kane gjetur arme te ndaluara per te arsyetuar verprimet e tyre Ai tha se vetem Keshilli i Sigurimit mund te vleresoje dhe te percaktoje pranine e armeve te tilla. Zyrtaret ruse e kane kundershtuar luften ne Irak, duke e cilesuar ate si jo te ligjshme.

Po gjate ketij fjalimi ne parlament, ministri i Jashtem rus tha se Moska po zhvillon bisedime per t’i dhene fund misionit te saj paqeruajtes ne Ballkan. Zoti Ivanov tha se Rusia i perfundoi detyrat e saj ne rajon. Paqeruajtesit ruse ndodhen ne Bosnje qe nga mesi i viteve 90 dhe ne Kosove qe nga korriku i vitit 1999.

//rd//

XS
SM
MD
LG