Lidhje

Flesher: qeveria amerikane nuk mund të parashikojë sesa do të zgjatë luftë në Irak - 2003-03-28


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Flesher, tha se qeveria amerikane nuk mund të parashikojë sesa do të zgjatë luftë në Irak. Zoti Flesher e bëri këtë koment në përgjigje të njoftimeve se fushata po ecën më ngadalë dhe po ndeshë në qendresë më të fortë sesa ishte parashikuar fillimisht. Zëdhënësi theksoi se disa gjëra janë të paparashikuar në ecurinë e luftës dhe shtoi se presidenti Bush është i bindur se forcat amerikane do të dalin fitimtare.

Deklaratat në mbrojtje të përpjekjeve të luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pasojnë komentet kontradiktore të komandantit të forcave amerikane në rajonin e Gjirit Persik. Gjeneral lejtnant Uilliam Uallas tha se ka të ngjarë që përmbysja e qeverisë irakiane të marrë më shumë kohë sesa mendohej fillimisht. Gjenerali Uallas tha se linjat tepër të gjata të furnizimit dhe qendresa më e fartë sesa ishte parashikuar e forcave irakiane, e kanë ngadalësuar përparimin e forcave amerikane drejt Bagdadit.

Sipas gazetave Nju Jork Times dhe Uashington Post, gjenerali Uallas tha se armiku përballë forcave të koalicionit është ndryshe nga ai që mendohej. Gjenerali Uallas i bëri këto komente ndërkohë që edhe 100 mijë ushtarë amerikanë dhe trupa nga vende të tjera anëtare të koalicionit u nisën për në Irak për tu bashkuar me 125 mijë trupat që tashmë ndodhën atje.

//ze//

XS
SM
MD
LG